Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një oqean të tërë mbeturinash plastike midis Hawaiit dhe Kalifornisë në vitet 1980, por ai zbulim nuk ishte unik.
Ata kanë zbuluar sërish një koleksion tjetër të mbeturinave detare – dhe bëhet fjalë për një grumbull mbeturinash me madhësi sa Meksika, apo sa dy herë Franca.
I vendosur në mes të Kilit dhe Ishullit të Pashkëve në Paqësorin e Jugut, “ishulli i mbeturinave” është një koleksion i formacioneve të vogla plastike që është vështirë për tu larguar. Këto grimca i përpijnë peshqit, e pastaj i konsumojmë ne, pra ky është një cikël vetshkatërrues.
Shikojeni videon dhe binduni se sa shumë e kemi shkatërruar planetin e mrekullueshëm që na e ka besuar Zoti. /MESAZHI/