Ky burrë musliman u kontrollua dhe u keqtrajtua nga policia londineze, pas pretendimeve qesharake si ai kishte veshur shumë rroba.
Burri, i cili ishte duke shkuar në xhuma u raportua nga një grua e cila paraqitet në video poashtu.
Për më shumë se pesë minuta sa është paraqitur videoja, burri tregoi një durim të paparë ndaj provokimeve verbale të raportueses, por më tepër nga kontrollat e panevojshme dhe detajoze nga ana e policisë, që poashtu e vënë në pranga.
Ne fund të videos, njëri nga policët përpiqet ta arsyetoj veprimin e tyre, duke i thënë se kjo është një “rutinë”. Videoja flet shumë për malltretimin me të cilin përballen njerëzit që thjeshtë duken më ndryshe se të tjerët. /MESAZHI/