Ky mot ju pret nëse niseni për pushime në Shqipëri

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura dhe periudha të shkurtra me diell pranë zonave të ulëta dhe ato bregdetare.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht reshjet do të jenë në formën e breshrit, ndonëse temperaturat do të jetë pothuajse në mbarë vendin mbi 30 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-12 m/sek në bregdet. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.8-2.0 metra.

Image