Ballina Kulturë Personalitete Ky mjek musliman ishte kryefjala e mjekësisë në shekulin e 10-të (+FOTO)

Ky mjek musliman ishte kryefjala e mjekësisë në shekulin e 10-të (+FOTO)

Shekulli i 10-të ishte zeniti i epokës së artë të dinastisë Umajad në Andaluzi. Nën udhëheqjen e Abd-Rahman An-Nasir (r 912-961) dhe djalit të tij Al-Hakam II, kjo dinasti krijoi sovranitet mbi shumicën e Gadishullit Iberik. Kryeqytei i saj Cordoba u zhvillua dhe u bë metropoli më i madh i Evropës, një qytet i lulëzuar prej gjysmë milioni banorësh, ku institucionet arsimore dhe fetare, si dhe tregtia dhe industria lulëzuan në një atmosferë “fermentimi intelektual”.

Në vitin 936, An-Nasir filloi ndërtimin e një kryeqyteti të ri, Az-Zahra, i cili u ndërtua në shpatet malit Al-Arus, një mal gjashtë milje në veriperëndim të Kordobës.

E destinuar si qendër politike dhe ushtarake, qyteti i ri u bë monument për arkitekturën myslimane të shekullit të 10-të. Pallatet e saj madhështore, lagjet rezidenciale dhe kopshtet e mrekullueshme kanë bërë që disa historianë ta quajnë “Versajën e Umajadëve”.

Në të njëjtën kohë, umajadet andaluziane ofruan patronazhë për artet dhe shkencat, duke përfshirë shkencat e jetës. Si rezultat i kësaj, një numër i madh mjekësh të shquar u tërhoqën drejt kryeqytetit dhe punuan për përparimin e mjekësisë dhe farmacisë islame me shkrimet dhe hulumtimet e tyre.

Në këtë qytet mbretëror, në mes të kësaj atmosfere të arritjeve intelektuale jetonte edhe Abu al-Qasim Khalaf bin Abbas Az-Zahrawi, i njohur në Perëndim me emrin latin të tij Albucasis, i cili lindi rreth vitit 938.

Ai ishte kirurgu më i madh musliman, dhe kirurgët evropianë të kohës së tij e konsideronin atë si më të madh se Galeni, mjeshtri i njohur i botës së lashtë.

Tekstet mesjetare evropiane të kirurgjisë citonin Az-Zahrawi më shpesh sesa Galenin. Megjithatë, për shkak se Az-Zahra, qyteti i lindjes së tij, u shkatërrua në vitin 1011, pak dihet me siguri për jetën e tij të hershme.

Ajo që njihet rreth Az-Zahrawit gjendet në veprën e tij të vetme të shkruar: At-Tasrif liman ‘Azija’ at-Ta’lif (Metoda e Mjekësisë). At-Tasrif është një përmbledhje voluminoze e 30 traktateve të përpiluara nga të dhënat mjekësore që Az-Zahrawi kishte akumuluar gjatë karrierës së tij mjekësore që zgjati pesë dekada mësimdhënie dhe praksë.

Por jo vetëm kaq. Az-Zahrawi krijoi një enciklopedi mjekësore që mbulonte një numër aspektesh të mjekësisë me theks të veçantë në obstetrinë, shëndetin e nënës dhe fëmijës, si dhe në anatominë dhe fiziologjinë e trupit të njeriut.

At-Tasrif trajtonte shkaqet, simptomat dhe trajtimin e sëmundjes, dhe diskutonte përgatitjen e barnave dhe terapeutikëve, duke përdorur medikamentet kardiake, laksativët, dhe ilace të tjera me bazë bimore.

Shkrimet e Az-Zahrawi për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe profesionin e mamive është me interes të veçantë në historinë e infermierisë. Teksti i tij nënkupton se ekzistonte një profesion i begatshëm i mamive të trajnuara dhe infermierëve që ekzistonin gjatë Andaluzisë së shekullit të 10-të. Ai dhe mjekë të tjerë të aftë trajnonin mamitë për të kryer detyrat e tyre me njohuri dhe besim.

Vëllimi i fundit dhe më i madh i At-Tasrif, “On Surgery”, ishte asgjë më pak se arritja më e madhe e kirurgjisë mesjetare. Ishte traktati i parë kirurgjik i pavarur i shkruar ndonjëherë.

Puna  e Az-Zahrawit mbulon një gamë të gjerë çështjesh kirurgjikale, duke përfshirë trajtimin e plagëve, nxjerrjen e shigjetave, dhe trajtimin e frakturave (thyerjeve të kockave).

Az-Zahrawi gjithashtu nxiti përdorimin e antiseptikëve në plagë dhe lëndime të lëkurës; Sutura të krijuara nga zorrët e kafshëve, mëndafshi, leshi dhe substanca të tjera ishin zbulimi më i arrirëi kohës. Më pas ai ka zhvilluar teknika për të zgjeruar kanalet urinare.

Az-Zahrawi është i pari që detajon operacionin klasik për kancerin e gjirit, gurët në fshikëz, dhe teknikat për heqjen e gjëndrrës tiroide.

Ai e përshkruan dhe ilustron pincetën obstetrike, por vetëm rekomandon përdorimin e tyre vetëm kur fetusi është i vdekur, dhe ka zubuluar i pari ai që sot njihet si  “pozicioni i Walcher”.

At-Tasrif është gjithashtu puna e parë në diagramën e instrumenteve kirurgjikale, duke detajuar më shumë se dyqind prej tyre, shumë prej të cilave Az-Zahrawi i ka shpikur vet. Shumë prej këtyre instrumenteve, me modifikime sigurisht, janë ende në përdorim sot.

Me rizgjimin e interesit evropian në shkencën mjekësore, At-Tasrif shpejt u bë një referencë standarde dhe u përkthye në latinisht pesë herë. Përshkrimi i punës, gjuha e qartë, dhe shpjegimet e kthjellta kontribuan në popullaritetin e saj dhe në suksesin e madh.

Ndikimi i Az-Zahrawi në rrjedhën e zhvillimit kirurgjik evropian ishte i thellë. Guy de Chauliac, i njohur “Restauruesi i Kirurgjisë Europiane”, citon Az-Zahrawi më shumë se 200 herë. /MESAZHI/

 

Exit mobile version