Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ky infermier gjerman ka vrarë gati 100 pacientë… (Foto)

Ky infermier gjerman ka vrarë gati 100 pacientë… (Foto)

Një infermier gjerman, i cili është dënuar për vrasjen e dy pacientëve, tani dyshohet se ka vrarë të paktë 84 pacientë të tjerë.

Nëse dyshimet vërtetohen, infermieri i identifikuar si Niels H, do të ishte një nga vrasësit serial më famëkeq në Gjermani.

Në seancat e kaluara, ai pranoi se me qëllim ka injektuar tek pacientët droga vdekjeprurëse, dhe pastaj ishte përpjekur për t’i ringjallur ata, “për të luajtur rolin e heroit, tha transmetuesi gjerman NDR.

Burri 40 vjeç, u dënua në qytetin verior të Oldenburgut me dy akuza për vrasje në tentativë dhe dy akuza për vrasje në vitin 2015.

Hetuesit zbuluan rastet e vrasjeve shtesë pasi gjurmuan mbetjet e 134 personave të tjerë, njofton policia.

Shefi i policisë Oldenburg Johann Kuehme u tha gazetarëve se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa nga të vdekurit ishin djegur, sipas NDR. /MESAZHI/

Exit mobile version