Ky është vendimi për “atentatorët” e Erdoganit

Një numër të dyshuarish për komplotin për atentat ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar janë dënuar me burgime të gjata, përfshirë edhe dënime të shumëfishuara të përjetshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Krimeve të Rënda në Muğla të Turqisë, ka proceduar rastin e më shumë se 40 të dyshuarve të akuzuar për përpjekjen për të vrarë presidentin Recep Tayyip Erdoğan gjatë tentativës për grusht shteti.

Dënime të katërfishta me burgim të përjetshëm u janë shqiptuar ish-gjeneral-brigade Gökhan Şahin Sönmezateş, ish-majorit Şükrü Seymen dhe ish-rreshterit të parë Zekeriya Kuzu, i ashtuquajturi “imam i bazës” i Komandës së 2-të Kryesore të Bazës Ajrore në Çiğli, në provincën e Izmirit.

Gjykata gjithashtu dënoi Ali Yazıcı, ish-adjutant i presidentit Erdogan, me 18 vjet burgim.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gulen me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, orkestroi përpjekjen e grushtit të shtetit, e cila martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.

Rasti gjyqësor ka përfshirë 47 të dyshuar, përfshirë 43 të burgosur dhe dy të dyshuar që mbeten të lirë, të gjithë të akuzuar si pjesëtarë të “ekipit të vrasjes” që kishin për cak presidenti Erdoğan.

Dëgjimi i parë ishte më 20 shkurt.

Gjatë natës së përpjekjes së grushtit të shtetit, dy policë u vranë në vendin e ngjarjes në hotelin ku ndodhej Erdoğan, në qytetin bregdetar Marmaris.

Atë natë, Erdogan tha drejtpërdrejt në televizion se ai kishte shpëtuar për pak, kur hoteli u bombardua 15 minuta pasi largimit të tij.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.