Ky është vendimi i Gjykatës për Albin Kurtin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të akuzuarve, Albin Kurti dhe Donika Kadaj– Bujupi t’i vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, respektivisht deri më datën 27 janar 2018.

Në këtë aktvendim thuhet se ankesa këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit.

Ndryshe, deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj–Bujupi, u arrestuan me 27 nëntor të këtij viti.

Dy deputetët e VV-së kishin shkelur arrestin shtëpiak duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës