Ky telefon befasues është ekspozuar në një festival me 16 shtator të vitit 1988, për të festuar ditëlindjen e 80-të të kompanisë së sigurimeve “Centraal Beheer” në Holandë. Madhësia e këtij aparati telefonik është 2.47 metra i gjatë, 6.06 metra i gjerë dhe peshon 3.5 ton. Telefoni gjigant ishte madje më i rëndë se sa një elefant mesatar.
Ky telefon është dashur që të ngrihet me vinç në mënyrë që telefonata të mund të bëhej. Kjo ishte e nevojshme në mënyrë që të dëshmohej se telefoni ishte plotësisht funksional. Kjo fotografi është e telefonit më të madh në botë, është paraqitur në librin e rekordeve botërore të Guinness, vitin e kaluar./Mesazhi/
https://www.youtube.com/watch?v=-zEuUFN1lNA