Në ngjarjet e dhunës gjatë kësaj fundjave kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 54 të tjerë.
Policia e qytetit te kriminalizuar ka publikuar shifrat e sulmeve me armë zjarri nga dita e premte pas përfundimit të orarit zyrtar të punës e deri në natën e së dielës.
Çikago njihet si qytet i dhunës dhe krimeve, ndërsa rrallë kalon java pa u shënuar disa vrasje.
Si pasojë e sulmeve me armë zjarri këtë vit në Çikago janë vrarë gjithsej 422 persona si dhe janë plagosur 2.013 persona të tjerë. /MESAZHI/