Presidenti i Këshillit Europian iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me muslimanët në Europë, përmes një sërë pyetjesh që shtroheshin nga Youtube dhe transmetoheshin në Euronews.
Jean-Claude Juncker tha se rituali fetar i therrjes së kafshëve duhet të lejohet në Bashkimin Evropian pavarësisht “rezervave të tij personale”.
Duke folur në një intervistë për Euronews, presidenti i Komisionit Evropian dha mendimet e tij mbi çështjet kyçe që prekin muslimanët që jetojnë në Evropë.
Pas festës së fundit muslimane të Kurban Bajramit, pati debate nëse në Europë mund të bëhet një gjë e tillë.
Pavarësisht nga ligji i BE-së që autorizon bashkësitë fetare të praktikojnë lirinë e adhurimit, duke përfshirë therrja e kafshëve pa i trullosur.
Debati më i madh ishte në Belgjikë, ku muslimanët nuk patën mundësi të therrin kafshë si zakonisht.
Juncker tha se pas këtij debati, ai beson se njerëzit duhen lejuar të ushtronin besimin e tyre.
Ndërsa theksoi se mirëqenia e kafshëve ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” për të, ai tha se dispozitat evropiane që lejonin ritualin e prerjes së kafshëve duhet të pranohen.
“Diplomati i BE-së u pyet më pas rreth diskriminimit të muslimaneve femra që zgjedhin të mbajnë hixhab.
Njëri nga shtuesit e pyetjeve tha se njihte gra që ishin diskriminuar si gjatë studimeve të tyre, ashtu edhe në kërkim të vendeve të punës.
Por përgjigjja e Juncker ishte tejet diplomatike. “Nuk e kuptoj se si veshja e një shamie mund të ofendojë dikë. Si mund t’ju pengojë shamia që të mbajnë takime zyre ose të punojnë në fabrikë”, u përgjigj Juncker, duke shtuar se problemet vijnë kur gratë mbajnë burkën, një veshje që mbulon të gjithë trupin nga koka në këmbë.
“Sa për mbajtjen e shamisë, nuk e shoh pse duhet ta ndalojmë këtë shenjë fetare”.
Juncker këshilloi që dikush që përballet me diskriminim të tillë, të ju drejtohet menjëherë gjykatave.
“Një punëdhënës që refuzon të punësojë një grua që mbanë shami, besoj se e ka gabim”. /MESAZHI/