Policia e Kosovës ka identifikuar dhe tashmë ka shpërndarë tek të gjithë personeli i saj personin që ajo e konsideron të dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberaj në një kafiteri të Mitrovicës të premten mbrëma.
Gazeta Blic ka siguruar nga burimet e saj në Policinë e Kosovës, të dhënat për personin që po e përndjekë policia.
Fotografia më poshtë shpjegon të gjitha.
Ermal Kamberaj është vrarë mbrëmë në vendin e tij të punës në një kafiteri të Mitrovicës. Vrasja e tij ka shokuar qytetarët e Mitrovicës dhe më gjërë. I ndjeri është varrosur sot dhe në ceremoninë e varrimit të tij kanë marrë pjesë mijëra qytetarë .Në shenjë mospajtimi me vrasjen e mbrëmshme qytetarë të Mitrovicës të prirë nga shoqëria civile nesër kanë ftuar një marsh protestues.