Ky është pasardhësi i Neymar te Barcelona

Sipas “Sport”, Barcelona ka arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për Ousmane Dembele. Katalansit, gjithmonë sipas medias spanjolle, do të paguajnë 100 milionë euro për yllin francez.

Problemi i vetëm qëndron te bonuset që drejtuesit e klubit gjerman duan të përfshijnë në kontratë dhe që do të bazohen në paraqitjet e lojtarit dhe ecurisë së skuadrës.

Verdhezinjtë kanë kërkuar që shuma e këtyre bonuseve të arrijë deri në 30 milionë euro, por spanjollët nuk janë dakord dhe po negociojnë për ta ulur këtë shifër ose shumën fillestare që do të paguajë për kartonin e lojtarit.

Pavarësisht nga kjo, kalimi i Dembele te Barcelona është vetëm çështje orësh.