Territori shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës. Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa shfaqen kalime vranësirash në të gjithë zonën malore, më të dukshme në zonat verilindore dhe ekstremin verior të vendit. Gjatë natës, territori mbetet me mot kryesisht të kthjellët ndërsa zonat malore me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë por në pjesën e dytë të ditës, era do të forcohet duke arritur shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi dominant veriperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Europa, Rajoni Mesdheut, Europa Juglindore, Lindore dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit vijojnë të dominohen nga moti kryesisht i kthjellët. Ndërsa rajoni i Balltikut dhe ishujt britanike do të paraqiten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm, të shoqëruar shpeshherë me erë të fortë./Mesazhi/