Ky është orari i ri i lëvizjes nga nesër deri më 18 maj

Që nga dita e nesërme e deri më 18 maj do të ndryshojë orari i lëvizjes së qytetarëve.

Që nga e hëna, pra 4 maji, masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke e parë që numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Në masat e reja që ka vënë MSH-ja, faza e parë do të fillojë nga data 4 maj deri më 18 maj.

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.3 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

Më poshtë ju sjellim oraret e qarkullimit të lëvizjes.