Ballina Artikuj Ky është Muhamedi a.s., i thjeshti, modesti …

Ky është Muhamedi a.s., i thjeshti, modesti …

E ke parë në shtëpinë e tij duke larë rrobat, duke arnuar xhyben, duke mjelë delet dhe duke qepur këpucët …
E ke parë duke ngrënë me shërbëtorin, duke vizituar të sëmurin dhe duke i dhënë nevojtarit …
E ke parë duke u falur dhe nipi i tij t’i varej mbi shpinë, ndërkohë që ai ishte në sexhde, e linte derisa të ndalej dhe ai vazhdonte namazin e tij.
Dhembshuria dhe dashuria ishin të misbëruara …
I donte njerëzit dhe kafshët … madje edhe bima u përmallua për të dhe këshillonte që pemët të mos priteshin. Deri edhe gjërat e ngurta i përfshiu me dashuri, sepse thoshte për malin e Uhudit: “Ky mal na do ne dhe ne e duam ate”.
Madje edhe dheu i tokës, me të cilin fshinte fytyrën e tij duke marrë abdes me dashuri dhe thoshte: “Fshihuni me dheun e tokës, sepse ajo për ju është mëmë”.
Ky është ai i madhi, i cili nuk e pëlqente madhështinë dhe u thoshte shokëve të vet, kur ata i ngriheshin në këmbë: “Mos m’u ngrini në këmbë, siç ngrihen në këmbë të huajt për mbretërit e tyre”.
Ishte bujari, të cilin shokët e tij e përshkruanin, se ai shpenzonte në mirësi dhe nuk e kishte aspak frikë varfirinë …
Nuk ka ndodhur kurrë, që ai të kursente ndonjë dërhem …
Vdiq, siç dihet, dhe parzmorja e tij ishte peng te një hebre. Dhe jetoi e nuk u ngop asnjëherë. E nuk e shijoi bukën e elbit dy ditë rresht dhe megjithëkëtë nuk e refuzonte dhuratën, që i vinte prej ushqimit të shijshëm dhe prej rrobës së butë, por ai refuzonte të rendë pas jetës së luksit apo të mendonte për të e të zinte veten pas saj. ..
Për këtë e edukonte veten dhe e praktikonte me varfëri, uri, maturi në kërkesa dhe dëshira, për të qenë shembulli dhe udhëzimi i asaj që dëshironte Islami. Fe e ekuilibrit dhe e mesatares. Nuk ka murgëri e as vetëvrasje. E as shkatërrim e rendje pas epsheve, por mesatare dhe ekuilibrim.

Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Rruga për në Qabe”
Dituria Islame 336

Exit mobile version