Ky është moti për ditët e ardshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë vikend në vendin tonë do të ketë mundësi për reshje të shiut

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Vranësirat ditën e diel  vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet normale por jo stabile. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 8m/s”, ka njoftuar IHMK.