Ky është mesazhi i Barak Obamës lidhur me ekstremizmin në SHBA (Foto)

Twitter-i mund të jetë formati i parapëlqyer i presidentit Donald Trump për të komunikuar, por përgjigja e ish-presidentit Barack Obama për dhunën në Charlottesville është bërë postimi më i pëlqyer në historinë e kësaj platforme sociale.

Postimi, i pari në një seri prej tre shkrimesh, citon fjalët e Nelson Mandela-s dhe shoqërohet nga një foto e ish-presidentit Obama duke buzëqeshur me një grup fëmijësh me përkatësi të ndryshme raciale.

Në një seri prej tre shkrimesh, Obama citoi një fragment nga autobiografia e Nelson Mandelës, Rruga e Gjatë Drejt Lirisë.

“Askush nuk lind me urrejtje ndaj dikujt tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes ose fesë së tij,” .

“Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, ata mund të mësojnë të duan. Kjo sepse dashuria vjen më natyrisht tek zemra njerëzore sesa e kundërta e saj.” Ndërkohë, fotografia që shoqëron postimin tregon ish-presidentin në 2011, teksa ai vizitonte një qendër të kujdesit ditor në Bethesda, Maryland, transmeton Mesazhi.

Çasti është përjetësuar nga fotografi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza. Që prej zgjedhjes së Trump si president, Souza ka postuar një sërë imazhesh në faqen e tij në Instagram, ku tregohet ndryshimi mes presidencës Obama dhe të pasardhësit të tij.