Michael Schumacher mund të shkojë në SHBA për një trajtim të ri mjekësor, tëpërshkruar si një “shpresë e re” për yllin e Formula1. Lajmin e bën të ditur gazeta suedeze Expressen.
Ish ylli i F1 pësoi lëndime katastrofike të trurit pas një aksidenti të tmerrshëm duke skijuar në Alpet franceze në vitin 2013.
Schumacher, kampioni 48 vjeçar, po shërohet në privatësi të plotë në shtëpinë e tij familjare pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër.
Familja e e kampionit rrallë herë ka folur në lidhje me gjendjen e tij.
Por sipas raporteve të përhapura në mediat evropiane, revista gjermane Bravo ka publikuar një përditësim mbi gjendjen e tij.
Duke cituar Bravo, transmetuesi Eurosport raporton se gruaja e tij Corinna “ka vendosur të provojë kujdes të ri” në Teksas, ku familja e tij zotëron një fermë të bagëtisë.