Ballina Lajmet Kosovë Ky është kryetari më i varfër në Kosovë

Ky është kryetari më i varfër në Kosovë

  1. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga kryekomunarët e tjerë, ai duket të jetë më i varfëri në Kosovë.

Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Suma ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 197 metra katror e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë prej 50 mijë eurosh. Suma këtë shtëpi e ka deklaruar si pasuri me prejardhje nga prindërit.

I pari Hanit të Elezit ka deklaruar edhe një tokë prej 615.00 m2 vlera e të cilës është 60 mijë eurove. Kjo tokë sipas Sumës është e përbashkët me familjarët.

Në rubrikën e Parave të Gatshme, Suma ka deklaruar se ka para në bankat e Kosovës. Vlera të gjithë këtyre pareve është hiç më shumë se 1 mijë e 400 euro. Kurse si para të kursyera të prindërve Suma i ka deklaruar se janë 4 mijë euro.Krejt në fund ai ka sqaruar se në deklarimin e pasurisë ai nuk e ka përfshirë edhe pensionin e familjes së dëshmorëve.

Kurse, si të hyra vjetore Suma ka treguar se nga paga Kuvendi Komunal merr 14 mijë euro. Si dhe Pension i TMK-së në vlerë prej 2,628.00.Ndërkaq për dallim nga kryetarët e tjerë apo zyrtarë të shtetit, Suma nuk ka fare veturë personale.Ndryshe Suma njihet edhe si një nga kursimtarët më të mirë nga kryetarët e komunave. Ai është parë duke rregulluar varrezat e dëshmorëve, e duke hequr borën nga rrugët e Hanit të Elezit gjatë stinës së dimrit./Periskopi

Exit mobile version