Ky është ish – luftëtari i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale, ka ftuar edhe një ish-luftëtar të UÇK-së për intervistim.

Rrahim Hashimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net.

Ai pritet që më 9 prill të udhëtojë për në hagë ku do të japë dëshminë e tij në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka bërë të ditur OVL-UÇK përmes një njoftimi për medie, ndërkaq, Hashimi ka deklaruar se do të paraqitet në Hagë për të respektuar ligjet e vendit.

“Personalisht skam kryer ndonjë krim dhe s’kam njohuri për ndonjë krim të kryer”, është deklaruar ai.

I njëjti ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për shkelje të disiplinës ushtarake apo tejkalim të autorizimeve ushtarake.