Tash kur iPhone 8 ka hyrë në prodhimin masiv, mund të presim edhe më shumë informacione për pajisjen se sa që kemi pasur më herët.
Nuk ishte e nevojshme që të kalojë shumë kohë për t’u paraqitur edhe fotografitë e para të qarta të telefonit të ardhshëm premium.
Fotografitë tregojnë anën e përparme dhe të pasme të pajisjes. Në anën e pasme nuk ndodhet sensori për shenjat e gishtërinjve.
Megjithatë, nuk ka fotografi, e cila tregon anët e telefonit, por besohet se sensori nuk është i vendosur as aty.
Kjo lë të hapur opsionin për njohjen e fytyrës në kuadër të Apple Pay./Mesazhi/