Dijetari maroken Ahmed al-Raissouni të mërkurën u zgjodh president i Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman të Dohas (IUMS), duke zëvendësuar presidentin në largim Jusuf al-Qaradawi.
Zgjedhja e Al-Raissouni ishte kulmi i një takimi tre-ditor në Stamboll i asamblesë së përgjithshme të IUMS.
Ahmed Abdulsalam Mohamed al-Raissouni u lind në vitin 1953 në fshatin Awlad Sultan në krahinën veriore të Larache të Marokut.
Ai kreu arsimin e tij fillor dhe të mesëm në të njëjtin fshat përpara se të shkonte në qytetin Fez të Marokut, ku ai fitoi titullin Bachelor në Ligjin Islam nga Universiteti Al-Qarawiyyin në vitin 1978.
Al-Raissouni përfundoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin Mohammed V të Rabatit, nga ku mori diplomën Master në vitin 1989 dhe gradën doktor shkencash tre vjet më vonë.
Ai ishte anëtar themelues i IUMS dhe anëtar i bordit ekzekutiv të sindikatës, përpara se të zgjidhej zëvendës president në vitin 2013.
Nga viti 1996 deri në vitin 2003, el-Raissouni ishte kreu i lëvizjes Attawhid Wal Islah (Unitet dhe Reformë) me bazë në Marok.
Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar akademik i Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islamik me bazë në SH.B.A dhe ishte anëtar i Shoqatës së Dijetarëve Maroken para shpërndarjes së shoqatës në vitin 2006.
Al-Raissouni gjithashtu shërbeu në redaksinë e Revistës shkencore të dijeve islame dhe ishte një anëtar themelues – dhe presidenti i parë – i Shoqërisë Islame me bazë në Marok.
Nga viti 1994 deri në vitin 1996, ai udhëhoqi Shoqatën e Ardhmërisë Islame me bazë në Rabat dhe prej vitit 2000 deri në 2004 shërbeu si drejtor i përditshmërisë arabe Al-Tajdid.
Veprat e tij akademike, të cilat kryesisht përqendrohen në shkrimet e dijetarit ligjor të shekullit të 14-të, Imam al-Shatibi, janë përkthyer në një numër gjuhësh, duke përfshirë persisht, urdu, anglisht dhe boshnjakisht.
Al-Raissouni është i martuar dhe ka pesë fëmijë.