Ky është biznesmeni i njohur që u vra mes Tiranës

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është vrarë në një atentat mafioz biznesmeni i njohur Memli Begalla.

64-vjeçari është gjetur i vrarë me selinciator para banesës së tij, ndërkohë krimi ka ndodhur pak sekonda më para se ai të hypte në makinën e tij. Në galerinë e bashkëngjitur publikojmë për herë të parë foton e viktimës, 64-vjeç.

Begalla ishte nga Progonati i Tepelenës, baba i tre fëmijëve.

Mësohet se ai ka në pronësi dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe një agjenci turistike, që administrohet nga vajza e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit dhe identifikimin e autorëve. /albeu.com/