Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ky është bilanci i miliardave që shkatuan uraganet në SHBA

Ky është bilanci i miliardave që shkatuan uraganet në SHBA

Përvec viktimave në njerëz, stuhitë e forta shkatojnë dëme serioze ekonomike. Por, çfarë ndodh kur dy stuhi masive godasin SHBA-në brenda dy javëve, njëra pas tjetrës?

Uragani Harvey shkatërroi disa pjesë të Teksasit dhe dëmtoi Luizianën, duke shkatërruar miliarda dollarë prona.

Pastaj uragani Irma përmbyti Floridën.

Të dy stuhitë do të ishin shumë të kushtueshme. RMS, një kompani e vlerësimit të katastrofave, vlerëson se Harvey ka shkaktuar humbje mes 24 miliardë $ 35 miliardë $, të holla këto që do të mbulohen nga sigurimi. Dëmi i përgjithshëm ekonomik, që përfshin humbjet e pasiguruara, mund të jetë midis 70 miliardë dhe 90 miliardë dollarë.

AIR Worldwide, një tjetër firmë e vlerësimit të katastrofave, thotë se Irma mund të shkaktojë humbje të mëdha në SHBA, nga 15 miliardë deri në 50 miliardë dollarë. Dëmtimi në Karaibe mund ta sjellë shifrën e dëmeve në 65 miliardë dollarë.

Të tjerë thonë se kostoja e uraganit Irmas është edhe më e lartë. Chuck Watson, një analist i grupit hulumtues të fatkeqësive, Enki Research, tha se situata “duket mjaft e zymtë”.

Watson vlerësoi se Irma mund të shkaktojë 172 miliardë dollarë dëme të shkaktuara nga e diela në mëngjes. /MESAZHI/

 

Exit mobile version