Akuariumi në qytetin turk të Antalias, vizitohet nga rreth dy mijë vizitorë në ditë, dhe të njëjtëve u ofron përmbajtje interesante, në mesin e të cilave është edhe të ushqyerit e peshqve me anë të shishes për foshnje.
Turistë të shumtë nga vendi por edhe ata nga jashtë vizitojnë akuariumin në të cilin gjenden rreth dhjetë mijë peshq të shpërndarë në katër pjesë tematike: Deti i Kuq, Oqeani Indian, Oqeani Atlantik dhe Oqeani Paqësor.
Përskaj 180 peshkaqenëve, në akuariumin e përmasave prej 7.5 milionë litra, janë të vendosur edhe specie të ndryshme nga ujërat e Antalias.
Drejtori i akuariumit, Kemal Kumkumoglu, tha për Anadolu Agency (AA), se me filimin e sezonit turistik është rritur edhe numri i vizitorëve, dhe gjykuar sipas kësaj thotë ai, sezoni ka filluar mbarë.
Në mesin e përmbajtjeve interesante që i ofron akuariumi, është të ushqyerit e peshkaqenëve çdo ditë në ora 12:00.
“Në akuarium ndodhen 180 peshkaqenë, ndërsa njerëzve u themi se nuk ka arsye për frikë. Gjithashtu, çdo ditë në ora 14:00 kemi një program të të ushqyerit të peshqëve që bëhet me anë të shisheve për foshnje”, tha Kumkumoglu.
Sipas tij, frekuentimi më i madh është pikërisht në kohën e paraparë për të ushqyer peshqit.
“Peshqit i ushqejmë si foshnje, që krijon një emocion në mesin e vizitorëve. Rojet vendosin brenda shisheve ushqimin të përgatitur enkas për peshqit, të cilët e hanë atë për disa minuta. Programi nuk ka ndonjë moshë të përcaktuar, pranda peshqit mund të ushqehen nga secili ai që mund të mban shishen”, tha Kumkumoglu.
Ai shtoi më tej se në akuarium gjenden edhe tre foka.
“Familjet shikojnë shfaqjet e fokave, i fotografojnë, i puthin ndërsa fokat u përgjigjen atyre që u shfaqin vëmendje”, sqaroi më tej.
Tuana Gulbay (14), ishte në mesin e atyre që ushqyen peshqit.
“Është shumë argëtuese, u kënaqa duke i ushqyer. U përpoqa t’i ushqej më të vegjlit. Nuk e dija se peshqit mund të ushqehen me shishe”,tha Gulbay.