Ky është aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e presidentit

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit tashmë i është shpërndarë palëve, të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Klan Kosova.

Kjo i hap rrugë edhe thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Në LDK kanë thënë vazhdimisht se kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme do ta dërgojnë vetëm pasi ta kenë pranuar dokumentacionin e plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka ardhë në përfundim se dekreti i presidentit Hashim Thaçi me të cilin e mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

“TË SHPALLË, njëzëri, që Dekreti i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohetKuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimet e këtij aktgjykimi.