Një musliman londinez, por me prejardhje Iraku, po sa e kishte gjetur nje kulete ne rruge, ishte nisur per tek adresa e pronarit per t’ia kthyer.
Pesharaw Ahmed tregon se si kishte vendosur t’ia dorezoj ne dore pronarit kuleten, dhe ti tregoj se eshte musliman, e njekohesisht ti flas se si feja e tij nuk e lejon te marr dicka qe nuk i takon.
Pronari i kuletes u emocionua se tepermi kur e kuptoi se kursimet e tij te gjata tashme iu kishin kthyer ne duar.
Ai tregoi se kuleten e kishte lene mbi veture, dhe veturen e kishte nisur, dhe se nuk kishte pasur shpresa qe do ta gjente menjehere.
Por me sa duket ai paska qene me fat, pasi kuleta rastisi ne duar te sigurta.
Kur Ahmed i tregoi arsyen pse ka vendosur te xhiroj, pronari u shprej se edhe atij i vie keq pse muslimanet po shperfillen nga shoqeria dhe shteti. /MESAZHI/