Kuvendi i Shqipërisë ka votuar kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Me 75 vota kundër dhe 60 pro, në seancën e sotme Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.
Në seancë votimi u bë me elektronikë dhe ishte i hapur, ndërkohë që me 75 vota pro dhe 60 kundër u miratua kontrolli i banesës së tij.
Me shumicë votash u miratua raporti i deputetëve të maxhorancës, anëtarë të komisionit të mandateve, të cilët nuk kërkuan arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.