Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mos ketë seanca deri të enjten e javës së ardhshme, më 13 prill, njofton Klan Kosova.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që ka kërkuar mosmbajtjen e seancave deri në përfundimin e rastit të Ramush Haradinajt.
Haradinaj, lider i kësaj partie, është arrestuar dhe vazhdon të mbahet nga autoritetet franceze, me një urdhërarrest të Serbisë.