Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash një rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajsh të nxjerrë ligj për vlerat e UÇK-së.
Draft rezoluta u propozua nga deputetët e PDK-së dhe u mbështet nga shumica e Grupeve Parlamentare, ndërsa deputetët e vetëm që nuk mbështetën rezolutëbn për vlerat e UÇK-së ishin deputetët e Vetëvendosjes. Kjo rezolutë erdhi si rezultat i debatit të gjatë parlamentar ku deputetët shprehën pakënaqësi për dënimin e Grupit Drenica.