Shefat e Grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës janë dakorduar për rezolutën, përmes së cilës kërohet lirimi, dhe jo vetëm lirimi i Ramush Haradinajt.
Tekstin e rezolutës e ka lexuar shefi i GP të AAK-së Pal Lekaj, ndërsa shefi i deputetëve të VV-së Glauk Konjufca i tha se rezoluta është ndryshuar me ndërhyrjen e partive në pushtet, LDK dhe PDK.
78 deputetë kanë votuar për ndërsa një ka votuar kundër. Me anë të kësaj rezolute parashihet pezullimi i dialogut deri në lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Siç ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, me anë të kësaj rezolute ndër tjerash kërkohet që të ndodh lirimi i pakusht të Haradinajt.
Gjithashtu përmes rezolutës kërkohet që të pezullohet procesi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.
Veç këtyre, përmes rezolutës kërkohet që Qeveria të kërkojë nga BE-ja që të detyrojë Serbinë që të anulojë fletarrestet përmes Interpolit për qytetarët e Kosovës.
Dhe e fundit si pikë, kërkohet që Qeveria të marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të kërkojë lirimin e Haradinajt.