Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi miraton në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën 18...

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën 18 vjeç

Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën 18 vjeçare.

Deputetja, Fitore Pacolli-Dalipi, tha se ky projektligj ka për qëllim të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe grupit të ndjeshëm ndaj efekteve negative që sjellin pijet energjike.

“Gjithashtu përmes këtij projektligji synojmë që të arrihet edukimi për rreziqet që vijnë nga këto pije, veçanërisht për grupet më të ndjeshme siç janë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse”, ka deklaruar ajo.

Exit mobile version