Kuvendi miratoi në parim ndryshimin në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.
Nga 62 deputetë prezent në Kuvend, 58 kanë votuar për, katër kanë abstenuar dhe nuk ka pasur asnjë votë kundër.
Ndërkohë gjatë ditës është provuar tre herë që të votohet, por që nuk ka pasur kuorum.
Pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, është dërguar të shqyrtohet në komisionin funksional për t’u shqyrtuar më pas në lexim të dytë.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit kërkoi që ai të votohet pas një ore, kur pritet që të vazhdojë seanca.