Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për dy seanca plenare.
Në orën 10:00 do të vazhdojë seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum.Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Pikat e rendit të ditës:Pika e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13 e 14 gusht dhe 17, 25 e 28 shtator dhe 8 tetor 2020:Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 8 dhe 12 tetor 2020:Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L132 për Automjete,Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.Seanca e re:Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-030 për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19,Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256,Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019,Shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019,Emërimi i gashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.