Kuvendi mban dy seanca, sërish në rend dite Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare. Fillimisht prej orës 10:00 do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme.

Të zgjedhurit e popullit sërish do të sfidohen për votimin e një tjetër projektligji që më herët nuk ka marrë besimin e tyre, ai për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Krahas kësaj deputetët pritet të votojnë edhe për disa nga projekt-rezolutat që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum votimi.