Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo votoi me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.
Pas fjalimit të tij, ministrat e sapozgjedhur u betuan, dhe më pas Xhaferi i ftoi ata për një koktej solemn.