Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi konkluzionet që e obligojnë Qeverinë të vazhdojë procesin me Bashkimin Evropian (BE) dhe të miratojë kornizën e negociatave për negociatat e anëtarësimit me BE-në e propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Me 68 vota ‘pro’, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut miratuan konkluzionet për propozimin francez, me të cilin duhet të zhbllokohet integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut.