Ballina Lajmet Kosovë ​Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët

​Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët

Sot mbahet seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 10:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Sipas agjendës është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kjo mbledhje e përbashkët do të përmbyllet me fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Exit mobile version