Ballina Jeta Shëndetësi Kush preket nga diabeti?

Kush preket nga diabeti?

Diabeti nuk është sëmundje ngjitëse. Njerëzit nuk mund ta marrin atë nga njëri-tjetri. Megjithatë, ka disa faktorë të caktuar të cilët rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Diabeti i tipi 1: paraqitet njëjtë si te femrat po ashtu edhe meshkujt, por është më i shpeshtë te njerëzit e racës së bardhë.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se disa vende evropiane, si Finlanda dhe Suedia, kanë shkallën më të lartë të diabetit 1. Arsyeja e kësaj është e panjohur. Lloji 1 i diabetit prek më së shumti fëmijët, por mund të paraqitet në çdo moshë.

Diabeti i tipit 2 është më i shpeshtë te të moshuarit, veçanërisht te njerëzit e mbipeshë. Ai paraqitet njëjtë si te femrat ashtu edhe te meshkujt./Mesazhi/

 

Exit mobile version