prej vitesh, thuaja ne cdo debat qe çelej mbi çashtjen e shamise se grave, njizamshem shumica e reagimeve kundra mbuleses lidheshin me supozimin se grate a çikat jane te detyrume per tu mbulu dhe se kjo ka qene e mbetet shenje e pushtetit te burrave mbi lirine e grave dhe pamundesi e tyne per te zgedhun!
nderkaq, ka goxha kohe qe neper rrjetet sociale qarkullojne profile grash me shami, te cilat jo qe e permbysin kete supozim; po e cojne tutje paragjykimin, tuj e shpalosun imazhin e çikave te mbulume si influencers a simbol te nji jete tane kamje e shperfillje, te cilat qarte e bukur kallxojne se burrat s’kane as edhe nji grimce ndikimi mbi zgedhjet e tyne! Biles, ato, i “sundojne” burrat 🙂
ato jane teper moderne ne synin e konservatoreve fetare por ama shume “te zakonshme” ne synin e moralisteve.
Sidoqofte, gjallnimi dhe zbukurimi i velit asht nji gja goxha e vlere sepse doemos ngalle ngazellim jete por tejsensualizimi i (per te mos e banalizu ma rande kete term) mbetet nji gja krejt tjeter.
Nese e vezhgojme racionalisht situaten a gjendjen e shoqnise, ne ditet tona shume vlera jane permbysun dhe te tjera “anomali” jane normalizuar si fenomene duke e ba kshtu te veshtire rritjen dhe maturimin e brezit te ri!
Modelet e çikave me a pa shami qe shkojne jete pasunaresh si n’filma perfaqesojne vec nji numer te vockel te te rinjeve ne qytet! Djemte -30 vjec me kerre milioneshe e super-kapadaillek s’ma do mendja t’kene zanate t’fisme sa per te fitu si Bill Gatesi. Pra, ketu, dicka nuk shkon!
Ne anen tjeter, dallohet dhimbshem, zhgenjimi dhe dorezimi i rinise, aneve tona! Ata qe kane dy fije mend, i gjen’ te lodhun shpirtnisht! Edhe s’kane faj.
Ndoshta prandaj; ka ardhe koha me i rrokun fort te rinjte e kesaj copeze Toke! Secili n’takat te vetin, me ju kallxu se jeta per ta, veç sa ka fillu! Jeta s’asht çanta milioneshe qe nuk e nxen as nji faqe libri! Jeta s’asht burri pasunar! As gruaja VIP qe pasunohet me emnin e burrit tuj u tall!
Jo, pra! Jeta ka shume bojna! Ka shtigje qe presin me u çel me pune, mund e Dashni! Udhe te gata keto, qe na rrisin prej djepit ne Perjetni!
Jeta asht shamia, fustani, familja, vetmia, mundi, perpjekja, rrezimi, ringritja, gzimi, zhgenjimi, etjetjetj.
Fjolla Spanca
*Titulli është vendosur nga Redaksia e Mesazhi.com