Kush ndihmoi e kush jo muslimanët Rohingya

Ndërkohë që vazhdon persekutimi ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe teksa vazhdojnë përpjekjet e civilëve për të ikur në Bangladesh, shumica e vendeve muslimane kritikohen se janë indiferentë ndaj dramës së përjetuar njerëzore dhe nuk ndihmojnë mjaftueshëm, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në Arakan që nga 25 gushti, 613 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar nga sulmet duke kaluar në Bangladesh. Qeveria e Mianmarit duke mbyllur veshët ndaj botës nuk i ka thënë “ndal” mizorive kundrejt muslimanëve të Arakanit, ndërkohë që muslimanët e Arakanit që kanë kaluar në Bangladesh luftojnë për mbijetesë në kampe.

Teksa drama e përjetuar nga muslimanët e Arakanit ka turpëruar botën, shumë vende islame nuk kanë qenë në gjendje të japin një përgjigje proporcionale ndaj kësaj krize njerëzore dhe nuk kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për muslimanët e Arakanit.

Shumica e vendeve të Gjirit nuk ofruan mbështetje të mjaftueshme

Iraku dhe Bahreini nuk kanë dërguar asnjë ndihmë për muslimanët e Arakanit në Bangladesh, ndërkohë që janë mjaftuar duke bërë thirrje për të ndaluar dhunën me një mesazh dënimi për persekutimet në Arakan.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar 300 ton ndihma humanitare. Ndërsa Arabia Saudite, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë është mjaftuar me mesazhet e dënimit të përjetimeve në Arakan dhe premtimin e një ndhme prej 15 milionë dollarë.

Ende është e paqartë çështja se nëpërmjet cilat kanale do ta dërgojë Arabia Saudite këtë ndihmë.

Irani ka publikuar mesazhe dënimi për ngjarjet në Arakan dhe ka dërguar 3 paketa prej rreth 100 ton në total ndihma për muslimanët e Arakanit që u strehuan në Bangladesh.

Gjithashtu nga vendet e Gjirit nuk është ndërmarrë ndonjë hap apo iniciativë e rëndësishme në kuptimin politik për të ndaluar dhunën në Arakan.

Nga vendet e Lindjes së Mesme, Egjipti dhe Libani janë ndër vendet e vetme që janë mjaftuar duke publikuar vetëm mesazhe dënimi.

Edhe Jordania ka publikuar mesazhe dënimi për dramën e muslimanëve të Arakanit. Mbretëresha e Jordanisë, Rania ka vizituar kampet në Bangladesh ku qëndrojnë muslimanët e Arakanit, ku pamjet i ka cilësuar si “të papranueshme”.

Vendet e Azisë

Singapori gjithashtu ka shprehur reagimet për përjetimet në Arakan dhe ka premtuar një ndihmë me 100 mijë dollarë për muslimanët e Arakanit në Bangladesh.

Ndërkohë që edhe vendet muslimane si Maroku, Tunizia dhe Algjeria kanë publikuar mesazhe ku dënojnë ngjarjet në Arakan. Maroku i cili ka dërguar ndihma humanitare emergjente për muslimanët e Arakanit, në Asamblenë e 137-të të Përgjithshme të Bashkimit Ndërparlamentar (PAB) i cili u zhvillua në tetor në qytetin Shën Petersburg të Rusisë paraqiti një propozim për diskutimin e dramës njerëzore të muslimanëve të Arakanit të cilët po përballen me mizori, dhunë dhe diskriminim në Arakan.

Turqia, Katari, Indonezia, Kuvajti nuk kanë nguruar të ofrojnë mbështetjen e tyre për muslimanët e Arakanit

 

Turqia që nga dita e parë kur shpërtheu kriza ka qenë shpresa më e madhe e muslimanëve të Arakanit si me iniciativat e ndryshme politike ashtu edhe me ndihmat që ajo ka dhënë.

Kryesisht presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe shumë zyrtarë të tjerë kanë zhvilluar bisedime dhe takime diplomatike në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që institucionet si Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Drejtoria e menaxhimit të fatkeqësive dhe situatave emergjente të kryeministrisë (AFAD), Fondacioni i çështjeve fetare (Diyanet Vakfı – TDV), Fondacioni humanitar për të drejtat dhe liritë (IHH) vazhdojnë aktivitetet e tyre për ndihmë të muslimanëve të Arakanit.

Gjithashtu edhe institucione dhe shoqata të ndryshme në Katar kanë ofruar mbështetje për muslimanët e Arakanit. Shoqata humanitare e Katarit ka siguruar miliona dollarë ndihma. Gjithashtu edhe Gjysmëhëna e Katarit ka dhënë ndihma në vlerë prej 3 milionë dollarë për muslimanët e Arakanit.

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi që në ditët e para të krizës gjatë bisedës me lideren e Mianmarit, Aung San Suu Kyi i ka kërkuar që t’i jepet fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit.

Qeveria e Indonezisë publikoi mesazhin ku ajo dënon aktet dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë në veprim. Gjithashtu Indonezia ka ofruar ndihmë prej 74 ton për muslimanët e Arakanit në Bangladesh.

Nga vendet e Gjirit, Kuvajti në muajin tetor, udhëhoqi organizimin e konferencës ndërkombëtare të ndihmës për Arakanin, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Kuvajti në këtë konferencë premtoi 10 milionë dollarë për muslimanët e Arakanit.