Kush fluturon me këto linja ajrore do të merret në pyetje para se të niset

Pesë për linjave më të mëdha ajrore në botë do të nisin intervistat e sigurisë me të gjithë pasagjerët, duke filluar nga dita e enjte. Intervistat do te kryhen para se pasagjeret te mund te hipin ne bordin e aeroplanit.

Praktika vlene per pasagjeret të cilët do te udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për kompani të tilla si Air France, Cathay Pacific, EgyptAir, Emiratet dhe Lufthansa.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, kompanitë ajrore kanë ofruar përshkrime të ndryshme sesi do t’i zhvillojnë këto intervista, që nga plotësimi i formularit nga pasagjerët e deri tek një punonjës që do t’i marrë ata në pyetje.

Nuk është e qartë nëse nga ky rregull do të preken ose jo edhe kompanitë e tjera nëpër botë.

Më herët administrata Trump vendosi ndalimin e laptopëve në fluturimet me avionë, ashtu sikurse edhe ndalimin e udhëtimit drejt Amerikës të pasagjerëve nga disa shtete, duke shkaktuar probleme në industrinë ndërkombëtare të fluturimeve.

Air France tha se do të nisë me intervistat për sigurinë të enjten në aeroportin Orly të Parisit, ndërsa një javë më vonë, kjo do të nisë edhe në aeroportin Charles de Gaulle.

Kompanitë tashmë kanë nisur punën për mënyrën sesi do t’i zhvillojnë këto intervista.