“Kush është Vedat Muriqi ?”, mediumi i anglez shkruan për futbollistin kosovar

Pas raportimeve të fundit që futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është duke u kërkuar nga Leicester City, mediumi i këtij klubi i ka kushtuar një artikull.

‘Vedat Muriqi, 25 vjeçar, filloi karrierën e tij në vendin e lindjes në Kosovë, luajti për klubin futbollistik Liria pastaj kaloi te Teuta ku pas magjisë së tij në këtë klub kaloi në Turqi. Në Rizespor, Muriqi bëri paraqitje të mira ku edhe fitoi një transferim te Fenerbahçe. Sulmuesi ka shënuar 37 gola në ligën turke gjatë dy sezoneve të kaluara për Rizesporin dhe Fenerbahçen në 70 paraqitje. Muriqi mund ta mbajë mjaftë mirë topin përballë mbrojtësve. Ai është gjithashtu një sulmues i saktë, i zgjuar”, është shkruar nga Leicestershire, transmeton IndeksOnline.

‘Dhelprat janë bashkuar në garë me Manchester United, Neëcastle United dhe Tottenham Hotspurit për transferimin e sulmuesit të Fenerbahces’ thuhet në këtë artikull.

Kohëve të fundit Muriqi ka zënë vend në shumë media prestigjioze duke u cilësuar si një futbollist i jashtzakonshëm.