Kush është Armenia, kundërshtari i Kosovës

Përfaqësuesja e Armenisë është kundërshtari i parë i Përfaqësueses së Kosovës në miqësoret e muajit mars apo më saktë kundërshtari i parë i përzgjedhësit të ri, Franco Foda.

Dardanët do të luajnë dy miqësore gjatë këtij muaji, ku e para është nesër (e premte) ndaj Armenisë, ndërsa e dyta të martën e javës së ardhshme kundër Hungarisë.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi i ri, Franco Foda, ka kryer tri stërvitje në Kosova gjatë ditëve të kaluara, ndërsa sot pritet ta përfundoj stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme debutuese të trajnerit gjerman.

Ndeshja është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

Por, kush Armenia, kundërshtari i parë i Kosovës së përzgjedhësit Foda?

Armenia, pas fitimit të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, luajti ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare më 12 tetor 1992.

Kombëtarja e tyre ka marrë pjesë në kualifikimet e çdo turneu madhor që nga Euro 1996 e në vazhdim, megjithëse ende nuk janë kualifikuar në asnjë Kampionat Evropian apo Kupë të Botës.

Arritjet kryesore të skuadrës ishin arritja në vendin e tretë në fazën kualifikuese të Euro 2012 dhe promovimi në Ligën B të Ligës së Kombeve në edicionin 2022–23, shkruan Telegrafi.

Trajneri dhe lojtarët

Kombëtarja e Armenisë udhëhiqet nga trajneri ukrainas, Oleksandr Petrakov, i cili e ka marrë drejtimin e tyre vetëm në janar të vitit 2023. Petrakov nuk njihet shumë për suksese, pasi shumicën e karrierës e ka kaluar në Rusi dhe ekipet e moshave të Ukrainës.

Në anën tjetër, lojtarët më në formë të Armenisë momentalisht janë portieri Ognjen Canceravic, sulmuesi Lucas Zelaryan dhe mesfushori Artak Dashyan.

Legjenda më e madhe e kombëtares armene padyshim se është ylli i Interit, Henrikh Mkhitaryan, i cili është pensionuar tashmë nga futbolli ndërkombëtar, shkruan Telegrafi.

Oleksandr Petrakov
Vlera e kombëtares

Kombëtarja e Armenisë ka një vlerë të përgjithshme prej 41.15 milionë eurosh dhe renditet e 94-ta në ranglistën e FIFA-s, për dallim nga Kosova e cila renditet e 102-ta me një vlerë të ekipit kombëtar prej 64.45 milionë eurosh.

Lojtari më i shtrenjtë apo më i vlefshëm i kombëtares armene është mesfushori me tipare sulmuese, Eduard Spertsyan, i cili vlen 18 milionë euro dhe luan me Krasnodar në Superligën e Rusisë.

Forma e Armenisë

Armenia është duke kaluar një formë të tmerrshme, pasi nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ku ka katër humbje dhe dy barazime.

Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar, Armenia u mposht nga Kroacia me rezultat 1-0, ndërsa humbjet tjera vijnë nga Maqedonia e Veriut, Letonia dhe një tjetër nga Kroacia. Barazimet ishin kundër Uellsit dhe Turqisë.

Futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Portierët

Ognjen Cancarevic – FC Noah

Arsen Beglaryan – FC Ararat-Armenia

Stanislav Buchnev – FC Pyunik

Mbrojtësit

Varazdat Haroyan – Qingdao West Coast FC (Kinë)

Andre Calisir – IF Brommapojkarna (Suedi)

Georgi Arutyunyan – FC Krasnodar (Rusi)

Nair Tiknizyan – FC Lokomotiv Moscow (Rusi)

Styopa Mkrtchyan – NK Osijek (Kroaci)

Kamo Hovhannisyan – FC Ararat-Armenia

Sergey Muradyan – FC Noah

Hovhannes Hambardzumyan – FC Noah

Zhirayr Margaryan – FC Urartu

Erik Piloyan – FC Urartu

Mesfushorët/sulmuesit

Ugochukëu Iwu – FC Rubin (Rusi)

Eduard Spertsyan – FC Krasnodar (Rusi)

Edgar Sevikyan – Ferencvarosi TC (Hungari)

Vahan Bichakhchyan – Pogon Szczecin (Poloni)

Narek Grigoryan – FCV Farul Constanta (Rumani)

Hovhannes Harutyunyan – FC Pyunik

Artur Serobyan – FC Ararat-Armenia

Artur Miranyan – FC Noah

Grant-Leon Ranos – Borussia Monchengladbach (Gjermani)

Norberto Briasco Balekian – CA Boca Juniors

Lucas Zelarayan – Al-Fateh SC (Arabi Saudite)