Sot kemi termometra të modeleve të ndryshme, analoge dhe dixhitale.
Më i famshmi përbëhet nga një tub qelqi ishkallëzuar, dhe i pajisur në njërin skaj me një sasi argjendi që përmban një substancë “të ndjeshme”.
Teksa nxehet ky lëng e shton vëllimin, derisa të përputhet në shkallë me temperaturën e trupit të përdoruesit. Dikur përdorej mërkuri, por toksiciteti i këtij metali ka bërë që nga viti 2009, të kalohet në një përzierje të quajtur galinstan.
Prototipet e para me ajër
Fizikanti dhe mjeku anglez Tomas Ollbut, ishte i pari që shpiku në vitin 1866 termometrin klinik modern nëmadhësinë e xhepit. Por modele të ngjashme, edhe pse më të rënda në peshë, ishin zhvilluar tashmë në shekullin XVIII, kryesisht falë fizikantit dhe inxhinierit gjerman Daniel Fahrenheit (në SHBA, temperaturat maten ende me shkallën e tij).
Që atëherë ka pasur shumë evolucione, madje edhe jashtë fushës mjekësore, deri tektermometrat e sotëm me rreze infra të kuqe. Për sa i përket origjinës së parë të instrumenteve për matjen e temperaturës, ajo daton në kohët e lashta. Paraardhësi i parë i termometrave u krijua në shekullin III Para Krishtit, falë shkencëtarit grek Filoned Bizanti.
Aparati në fjalë, i quajtur termoskop, shfrytëzoi ndryshimet në densitetin e ajrit të shkaktuar nga ndryshimet në temperaturë. Ai model u ri–propozua në kohët moderne nga fizikanti dhe astronomi italian Galileo Galilei (1564-1642).
Paraardhësi i termometrave
Prototipi i Galileos përbëhej nga një ampulë e pajisur me një gyp të gjatë, e cila pasi ngrohej në duar, zhytej me kokë poshtë në një enë të mbushur me ujë. Pasi largoheshin duart nga ampula, dhe duke e privuar atë nga nxehtësia e prodhuar prej tyre, ajri brenda tentonte të ngjeshej duke lejuar që uji të ngrihej përgjatë gypit.
Nga ana tjetër, lëngu zbriste me shpejtësi kur ena nxehej, për shkak të zgjerimit të ajrit. Në praktikë, ndryshimi i nivelit të ujit sinjalizonte ndryshimin e temperaturës së jashtme, por pa e përcaktuar atë në aspektin numerik.
Kjo u korrigjua nga mjeku Santorio Santorio (1561-1636). Ai përdori një gyp të shkallëzuar, duke e përsosurparaardhësin e termometrave të sotëm. Ai filloi që ta përdorte për qëllime klinike, duke matur temperaturën e pacientëve të tij. Por instrumenti ishte i ndjeshëm ndaj presionit atmosferik dhe ishte i papërshtatshëm për t’u transportuar.
Pika e kthesës në shekullin e XVIII
Një termometër i ri u krijua nga një grup studiuesish nga “Accademia del ccimento”, një shoqatë shkencore e themeluar në Firence në vitin 1657, dhe e frymëzuar nga veprat e Galileos. Instrumenti, i quajtur termometriGalileas, përbëhej nga një cilindër qelqi plot me alkool, me ampula të ndryshme brenda, ku secila përmbante një lëng me ngjyrë të ndryshme,dhe të pajisur me një pllakë që tregon një temperaturë (e lidhur me vëllimin e ampulës dhe densitetit e lëngut.
Me ndryshimin e temperaturës së jashtme, ndryshonte edhe vëllimi dhe dendësia e alkoolit. Nëpërmjet një sërë përllogaritjesh, u vërtetua se si temperatura e jashtme ishte ajo e raportuar në pllakën e ampulës,dhe më e ulëta ndër ato që ngjiteshin deri në majë. Por sado gjenial, edhe ky paraardhës i termometrit kishte kufizime të mëdha për sa i përket prakticitetit.
Në fillim alkooli, më pas merkuri
Kthesa vendimtare ndodhi në vitin 1709, falë intuitës së gjermanit Daniel Fahrenheit, shpikësit të shkallës së matjes së temperaturës të propozuar në vitin 1724 (shkalla me ndarje në gradë Celsius, ose centigradë, eprojektuar nga fizikani suedez Anders, daton në vitin 1742).
Termometri Fahrenheit ishte një pajisje e përbërë nga një cilindër qelqi, i ngushtë dhe i gjatë me një llambë të mbushur me alkool (zëvendësuar nga merkuri në vitin 1714), vëllimi i së cilës rritej ose zvogëlohej me temperaturën, e treguar nga disa shkallë.
Tomas Ollbut (1836-1925) i bëri këto gjithnjë e më praktike dhe lehtësisht të përdorshme në fushën mjekësore. Termometri i tij u bë shumë popullor në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ai ishte i ngjashëm me ata që përdoren sot (rreth 15 cm i gjatë, ndërsa modelet e vjetra i kalonin gjysmë metra), dhe ishte në gjendje ta tregonte temperaturën në pak minuta (paraardhësve iu desh edhe gjysmë ore).
Nga termometri dixhital tek termoskaneri
Termometri i bazuar tek zgjerimi i lëngjeve mbeti në modë gjatë gjithë shekullit XX. Por qënga vitet 1980, atij iështë dashur të përballet me konkurrencën e modeleve dixhitale, të pajisur me sensorë elektronikë,të cilët pësojnë ndryshime gjatë rezistencës ndaj ndryshimit të temperaturave, duke e përkthyer gjithçka në shifra të cilat shfaqen në ekranet dixhitale.
Pastaj u shfaqën termometrat e parë me rreze infra të kuqe, përdorimi i të cilëve u bë i përditshëm me shfaqjen e koronavirusit SARS-CoV-2. Këto pajisje mbështeten në zbulimin e rrezatimit infra të kuq të emetuar nga një trup i nxehtë. Shumë të përdorur në aeroporte janëskanerët termikë, që bazohen gjithashtu tek rrezet infra të kuqe.
Kohët e fundit po studiohen lente speciale, për t’i pajisur telefonat tanë me aftësinë për të matur temperaturën, ndërkohë tashmë janë në dispozicion disa aplikacione që premtojnë të bëjnë të njëjtën gjë, duke monitoruar dhe analizuar rrahjet e zemrës.