Kusari-Lila diagnostikohet me kancer të gjirit

Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se është diagnostikohet me kancer të gjirit.

Ajo tha se 3 javë më parë, gjatë një kontrolli rutinë të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit”…dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, ka shkruar ajo.

Detektimi i hershëm shpëton jetë! Të dashura mike dhe miq,

Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit.

Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinë të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare…, vendosëm për operacion dhe trajtim.

Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.

Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda.

Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.

Një falënderim i veçantë për radiologen dr. Shkëndije Nuza, kirurgun torakal dr. Avni Behluli, drejtorin e Klinikës Torakale dr. Nazmi Kolgeci, anesteziologen dr. Medita Hashimi, motrës/infermiere Sadbere si edhe infermierët dhe të gjithë stafin mbështetës të Klinikës Torakale në Prishtinë.
Angazhimi dhe përkushtimi i tyre ishte profesional dhe shumë njerëzor.

Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja inkurajuese dhe mbështetjen tuaj.

Shëndet e dashuri për të gjithë ju

Të Tjera nga LajmeKEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për sezonin dimëror
Peci e bën keshilltar djalin e deshmorit

Deputetët e opozitës nga Komisioni hetimor për arsim, kërkojnë që të dërgohet në prokurori raporti i ekspertëve
“Rruga A”po merr formë, Xhaferi: Po realizohet një projekt i paparë në dhjetë vjetët e fundit
Lirohet nga ndalesa drejtoresha e Kaçanikut, kryetarja e Degës së AAK-së!

Aksident në Poklek, vetura godet një motoçikletë
Të fundit nga IndeksOnline

Social Security
Do you need a social security loan?
socialinterestloan- | search ads
|
Sponsored
Best 2022 Finance Softwares for Small Business Might Surprise You
Financial Planning Budgeting Software
|
Sponsored
Do You Speak English? You May Be Able To Work a USA Job From Home in Serbia
US Jobs | Search ads
|
Sponsored
2024: Top Semiconductor Processing Companies in Belgium (See The List)
Semiconductor
|
Sponsored
The Most Beautiful NFL Wives.
Today’s NYC
|
Sponsored
Pasi doli nga “Big-u”, Atilla’s i ndodh e papritura në Instagram
Atilla Kardesh hyri për 3 ditë në shtëpinë më të famshme në vend BBVK. Pas daljes nga ky format, atij i ka ndodhur e papritur në Instagram, shkruan Indeksonline. Duke hulumtuar profilin e tij shohim që nga 2 mijë 356 ndjekës sa ka pasur në fillim tani ai numëron 8 mijë 891 ndjekës. Gjithashtu ai […]