Konservatorët austriakë në pushtet kanë hedhur poshtë një propozim nga opozita që do ta bënte më të lehtë për t’u bërë një qytetar i natyralizuar.
Partia Social Demokratike (SPOe) kishte propozuar që të huajt të mund të kishin të drejtën e një pasaporte austriake pas gjashtë viteve qëndrimi dhe që fëmijët e lindur në Austri të bëheshin automatikisht shtetas, nëse nëna ose babai i tyre do të kishte jetuar në vend për pesë vjet.
Ministrja e Integrimit Susanne Raab, e Partisë Popullore Austriake (OeVP), tha se “propozimi do të kishte bërë të paktën gjysmë milioni njerëz të kualifikuar për natyralizim”.
“Shtetësia duhet të jetë pika përfundimtare e integrimit të suksesshëm, jo një dhuratë e mirëseardhjeje e shtuar në fillim” tha ajo.
Aktualisht, shtetësia mund të jepet për banorët që aplikojnë pas 10 vjetësh, më e pakta.
Rezidentët mund të bëjnë një kërkesë ligjore për shtetësinë pas 15 vjetësh. /atsh