Ballina Lajmet Kurtulmus: Afër përfundimit operacioni në Al-Bab

Kurtulmus: Afër përfundimit operacioni në Al-Bab

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus, deklaroi sot në Ankara se Ushtria e Lirë Siriane, me mbështetje të forcave turke, ka marrë kontrollin e mbarë Al-Babit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përfundimi i plotë i operacionit në Al-Bab është shumë afër. Ushtria e Lirë Siriane, me mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), ka marrë kontrollin mbi mbarë Al-Babin. Megjithatë, vazhdojmë me kujdes të madh për shkak të mundësive për sulme vetëvrasëse me bomba të terroristëve të DEASH-it. Për këtë shkak edhe TSK edhe ULS zbatojnë fazën e pastrimit të terrenit nga elementet terroriste”, tha Kurtullmush.

Ai deklaroi se Turqia edhe më tej do të ketë qëndrim të njëjtë, siç tha, ndaj të gjitha organizatave terroriste.

“Turqia, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë vendet tjera, asnjëherë nuk do të ndryshojë parimin “e distancës së njëjtë” ndaj organizatave terroriste. Edhe DEASH-i edhe PYD edhe më tej do të kenë statusin e organizatave terroriste”, tha Kurtulmus.

Exit mobile version