Ballina Lajmet Kosovë Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: 10-tshi ynë i lirisë, na mungon

Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: 10-tshi ynë i lirisë, na mungon

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Rexhep Selimit në 4 vjetorin e arrestimit të tij.
Në një postim në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se Rexhep Selimi është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës.

“Rexhep Selimi tash e katër vjet është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës. Një figurë e çmuar që i shërbeu vendit si ish-komandant i UÇK-së dhe më pas si deputet që nga hyrja jonë në institucione në vitin 2010, si anëtar i Kryesisë dhe si Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Rexhep Selimi ka qenë gjithmonë simbol i vendosmërisë dhe triumfit. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. ” thuhet në reagimin e LVV.

Tutje në reagimin e LVV thuhet se mbështetja për Rexhep Selimin do të jetë e pakursyshme.

“Si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë, jemi të patundur në mbështetjen për Rexhepin dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më parë te ne, te vendi që aq shumë e deshi dhe për të cilin kontribuoi shumë dhe pa kursyer asgjë”.

Exit mobile version