Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq kërkoi që solidariteti të mos jetë i kufizuar vetëm për muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton EO.

“Sot në ditën e Fitër Bajramin bashkë me kolegë nga Qeveria erdhëm që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me të cilën besimtarët kanë treguar përkushtim dhe sakrificë. Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore gjatë jetës dhe solidariteti farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm gjatë këtij muaji por gjatë tërë jetës”, tha Kurti.